E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha publikon videon e Dumanit për amnistinë: Pazari është, Rama të mbajë pushtetin, Berisha të vijojë teatrin

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka publikuar një video nga deklarimi i kreut të SPAK, Altin Dumani ditën e sotme në Kuvend, ku shprehej se nga amnistia e votuar në Parlament nga 117 deputetë, përfituan dhe të dënuar nga GJKKO.

Duke iu referuar kësaj, Basha thotë se kushdo që kishte një dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë e ka me fakte.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se pazari po vazhdon me sabotimin e reformës zgjedhore, me vulën dhe me goditjen e SPAK, që sipas Bashës e gjitha bëhet që Rama të rrijë në pushtet dhe Berisha të vazhdojë teatrin.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›