Basha realizon premtimin elektoral Drejt hipotekimit 200 pallatet e para

Pas shqyrtimit ne bashki dosjet drejt Ministrise se Drejtesise Basha realizon premtimet elektorale
Pergatiten 200 dosjet e para qe kane aplikuar ne Bashkine e Tiranes per pajisjen me certifikaten e pronesise. Mesohet nga burime zyrtare ne bashki se jane shqyrtuar dosjet dhe se brenda pak ditesh do te nisen ne Ministrine e Drejtesise. Nje prej premtimeve te kryebashkiakut Lulzim Basha per dhenien e hipotekave ne javen e pare te nentorit pritet te marre jete shume shpejt. Pas nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit mes tri institucioneve Ministrise se Drejtesise Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit dhe Bashkise se Tiranes procesi ka ecur me ritme te shpejta. Pak dite me pare edhe qeveria ka dhene OK-in udhezimit per regjistrimin e objekteve pa leje dhe zhbllokimin e lejeve te shfrytezimit.
Miratimi
Miratimi de facto i memorandumit te firmosur pak dite me pare nga tri institucione i jep jete edhe nje prej premtimeve bere gjate fushates se Bashes. Me miratimin edhe ne qeveri te udhezimit per regjistrimin e objekteve te ndertuara me leje ndertimi ne Bashkine e Tiranes hapet rruga per pajisen me leje shfrytezimi pallate ndertime te cilat ne total vetem me detyrimet e tyre clirojne nje kapital e kontribuojne me rreth 700-800 milione euro. Shperndarja e certifikates se pronesise pritet te nise ne javen e dyte te muajit nentor ku sipas memorandumit te paret perfitojne disa kategori nderkohe qe mesohet se jane 400 dosje te pallateve te dorezuara ne Bashkine e Tiranes per pajisjen me certifikaten e pronesise. Deri tani bashkia ka shqyrtuar 200 dhe pritet ti nisen Ministrise se Drejtesise per regjistrimin pastaj ne Zyren e Pasurive te Paluajtshme Tirane. Pas perfundimit te ketij procesi dhe shperndarjes te hipotekave do te jene jo vetem pasuri e ketyre qytetareve e regjistruar ne emer te tyre por dhe nje kolateral i fuqishem i regjistruar ne bankat e qytetit te Tiranes dhe nje garanci per investime per rritje ekonomike dhe per punesim. Banoret qe kane blere apartamentet e tyre ne pallate qe nuk kane absolutisht asnje pergjegjesi per shkeljet nga ndertuesi nuk do te deprivohen me nga e drejta e tyre kushtetuese dhe ligjore per te pasur titullin e pronesise.
Lehtesite
Nderkaq ne nje interviste te dhene pak dite me pare per Standard Eduard Halimi sqaroi ndryshimet ne ligjin per hipotekat parashikojne lehtesim procedurash per qytetaret bizneset dhe bankat. Ministri i Drejtesise Eduard Halimi tha se te dhenat e qytetareve qe disponojne nje hipoteke do te dixhitalizohen. Ne kete menyre transaksionet e cdo banke apo kompanie do te behen online duke shkurtuar kohen nga 10 dite ne 1 minute. Drafti ne fjale parashikon qe edhe vete qytetaret te kontrollojne online se cfare po behet me kerkesen apo pronen e tyre. Gjate prezantimit te draftit nga ministri per palet e interesit Shoqata e Bankave deklaroi se ka hasur probleme me vertetesine e informacioneve te hipotekes. Per sa i perket Halimit ai eshte shprehur se drafti parashikon qe hipoteka te pergjigjet jo vetem penalisht apo duke hequr njeri nga puna por duke financuar per demin qe ka shkaktuar. Nderkohe pak dite me pare eshte propozuar qe te gjitha transaksionet dhe plotesimi i dokumenteve qe kane te bejne me hipoteken te behen nga noteret duke eliminuar kontaktin e qytetarit me institucionin ne fjale.
Mbrojtja e konsumatoreve Basha - Ruli Marreveshje per monitorimin e tregjeveBashkia e Tiranes nenshkroi dje nje marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per te rritur forcen dhe cilesine e kontrollit te autoriteteve ne drejtim te respektimit te standardeve te produkteve dhe te te drejtave te konsumatorit ne Tirane. Dy institucionet nenshkruan memorandumin e bashkepunimit per monitorimin e sigurise se ushqimit si dhe ushtrimin e detyrave per kontrollin e respektimit te normave higjieno-sanitare dhe tekniko-teknologjike ne prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve. Kryebashkiaku Basha tha Impakti i bashkepunimit te perditshem i bashkepunimit thelbesor i bashkerendimit te veprimtarise ne terren dhe i moslenies se asnje hapesire per abuzuesit duhet dhe jam i bindur se do te jete nen kujdesin e perditshem te autoriteteve te Bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Bujqesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit nje permiresim i dukshem dhe i prekshem ne cilesine e mallrave dhe sherbimit ndaj qytetareve dhe aty ku haset edhe ne goditjen pa asnje hezitim te spekulimit me cmimet ne qytet. Ndersa ministri i Bujqesise Genc Ruli u shpreh i bindur se shume shpejt konsumatori do te shohe rezultatet. Ky memorandum ka si qellim angazhimin e ndersjelle te paleve ne ushtrimin e koordinuar te funksioneve te tyre perkatese sipas legjislacionit ne fuqi me qellim monitorimin e sigurise ushqimore si dhe respektimit te normave higjieno-sanitare dhe tekniko-bioteknologjike ne prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve nga operatoret e biznesit ushqimor qe ushtrojne aktivitetin e tyre brenda juridiksionit territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane. Per Bashkine e Tiranes marreveshja u firmos nga nenkryetari z. Edmond Panariti ndersa per Ministrine e Bujqesise nga drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Kombetar te Ushqimit z. Genc Juka.