E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfitojnë rreth 90 mijë familje të ndihmës ekonomike

27/10/2011  Falja e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike, 8 kategoritë përfituese

ka marrë fuqi vepruese vendimi për faljen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike nga familjet që trajtohen me ndihmë financiare nga shteti. Nga puna e bërë në terren deri më tani janë evidentuar në njësitë vendore rreth 90 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe që do të përfitojnë nga falja e detyrimeve të prapambetura. Institucionet përgjegjëse tashmë po zbardhin procedurën dhe dokumentacionet që do të verifikohen për faljen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike të faturuar dhe të papaguar deri më 31 dhjetor 2006 ndaj KESH-it. Sipas skemës së detajuar, përfitojnë nga falja e parashikuar debitorët sipas kategorive të caktuara, ku përfshihen kryefamiljarët e familjeve që përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër, paraplegjikë ose tetraplegjikë, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të komisioneve mjekësore të posaçme, kur personi është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik a privat ose të vetëpunësuar në sektorin privat, kryefamiljarët që përfitojnë pagesë papunësie dhe që nuk kanë të ardhura të tjera, ata që përfitojnë pension pleqërie dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, kryefamiljarët që përfitojnë pension (të gjitha kategoritë), si dhe përfituesit me trajtim të veçantë, që kanë masë përfitimi më të vogël se të ardhurat minimale që përfitojnë pensionistët, ata që përfitojnë pension invaliditeti, gratë kryefamiljare si dhe të gjithë personat kryefamiljarë që gëzojnë statusin e jetimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›