E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet rrugore, 2 të ndaluar në Tiranë dhe Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një shtetas turk. Ndalimi i 35-vjecarit Mustafa Orhan Aral u bë pasi aksidentoi një 28-vjeçar shqiptar, përkatësisht shtetasin Hamdi Xhani. Sipas policisë së Kavajës i aksidentuari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq nën të njëjtën akuzë është arrestuar një tjetër person nga blutë e Tiranës. Besnik Byberi, 40 vjeç u vu në pranga pasi aksidentoi me makinë Ismet Mucekun dhe Luan Gecajn.

Sipas policisë 2 të aksidentuarit udhëtonin me biçikleta në aksin Kamëz-Laknas, teksa janë përplasur nga Byberi, ndërsa shton se i aksidentuari Muceku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Gecaj jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›