Basha siguron dibranet se do te jete garant i Rruges se Arbrit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte për një vizitë zyrtare në Dibër të Madhe, i ftuar nga Myftinia e Dibrës për përurimin e një objekti kulti, xhamisë së sahatit . Takimin e parë Basha e pati me kryetarin e Komunës së Dibrës, Argëtim Fida i cili i uroi Bashës mirëseardhjen ne Dibër. Kryetari i Bashkisë më të madhe të shqipëtarëve, në fjalën e tij përpara Këshillit Komunal të Dibrës, Basha theksoi se ndihej rehat , si në vendlindjen e tij. Ai u shpreh se ka tre Dibra , një në Dibër duke e konsideruar një Dibrën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë, një Dibër e madhe në Tiranë , dhe një në Amerikë ku gjenden rreth 13 mijë dibranë. Bashkë me mua, tha Basha, kanë ardhur dhjetëra dibranë të shquar nga Tirana , si Njazi Kosovrasti, Faruk Kaba, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, Flamur Gjymyshka, Petrit Bare etj.
Kryebashkiaku Basha u takua shumë miqësisht me plot qytetarë që kishin dalë për ta pritur. Ai vendosi buqeta me lule tek monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qendër të Dibrës.
Më tej ato iu drejtuan xhamisë së sahatit e ndërtuar nga myftiu i Dibrës, e konceptuar qëllimisht si një emetim i një pjese të Tiranës në Dibër të madhe. Myftiu i Dibtës, Ruzhdi Lata, thotë se për të shkuar në gjurmët e Hahi Vehbi Dibrës duhet shumë punë duhet përveç se të predikojmë të jemi edhe patriotë. Lata tregon se xhamia u ndërtua në respekt të tiranasve të cilët në vitin 1913 u hapën dyert Dibranëve të përzënë forcërisht nga Serbët. Muri rrethues është ndërtuar nga guri i cili karakterizon forcën, dhe në të janë lënë 100 dritare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. brenda rrethimit gjendet monumenti i shkruar 100 vjet ndërtuar nga tifozët Dibranë "SOKOLAT", si dhe janë mbjellë 100 selvi në kujtim të 100 vjetorit të shtetit shqipëtar.
Basha siguroi dibranët se do të jetë garant i Rrugës së Arbrit, ai tha se tuneli i Qafë Murrizit i cili largon Dibrën me Tiranën , shumë shpejt do të çahet dhe jo vetëm një tunel por dy, duke siguruar se ky do jetë bashkimi i Dibranëve të Tiranës ju dhe bashkimi i gjithë shqipëtarëve. Dibra me Tiranën do jetë vetëm një kafe larg. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se projekti i Kryeministrit për bashkim nuk duhet të tremb fqinjët, ne nuk pushtojmë, nuk gllabërojmë troje, ne jemi në trojet tona.
Në këtë takim ku mijëra qytetarë të Dibrave kishin mbushur sheshin, tw cilwt i përshëndeti edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i komunitetit musliman të Maqedonisë, dhe të gjithë drejtuesit e Klerit nga Shqipëria dhe Maqedonia. Më pas u inagurua xhamia, pllaka përkujtimore për 100 vjetorin, si dhe monumenti i 100 vjetorit ndërtuar nga rinia dibrane. Për nder të të ftuarve Myftinia kishte shtruar një drekë.