Durres vritet me arme zjarri kambisti Fatmir Kotarja 47 vjec

Një kambist ne qytetin e Durrësit u vra me arme zjarri brenda ne makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur ne Stacionin e Hekurudhave pranë zonës së Plazhit, ku persona të maskuar e të armatosur i kanë zënë pritë Fatmir Koltarja 46-vjeç qe u prek nga një plumb.
Krimi ka ndodhur pak metra larg banesës së viktimës, kohen kur i vëllai Haxhi Koltarja me te cilin ishte ne shoqëri, po hapte portën.
Ky i fundit ka dëshmuar ne polici se i Fatmiri u sulmua nga dy persona te shkurtër. Njeri nga ata pasi i përball me rezistencën e kambistit, e qëlloi me plumb dhe mori çantën me 25 milion leke te vjetra.
Referuar kësaj dëshmie dyshohet se ngjarja mund te ketë patur shkak grabitjen, por megjithatë për policinë kjo ende mbetet piste hetimi.
Koltarja humbi jetën rrugës për në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që kane nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.