Braktisen shtepite ne Shkozet banoret te shqetesuar per femijet

Në Shkozet të Durrësit, të paktën 25 familje i kanë braktisur shtëpitë dhe janë zhvendosur tek të afërmit, apo në banesa me qera. Te tjerët jetojnë ne kushte te vështira.
Të tjerë banorë në pamundësi për tu zhvendosur, mundohen të shpëtojnë ç’të mundin.
Banorët më shumë sesa për dëmet e shkaktuara, shqetësohen për shëndetin e fëmijëve, të cilët prej të paktën 10 ditësh jetojnë mes ujit e lagështirës.
Askush nuk ka ardhur për te pare gjendjen e tyre.
Grupet e emergjencave nuk kanë ndërhyrë për të larguar ujin nga rrugët e shtëpitë.
Prefekti garanton se do të ndërhyhet sa më parë, por nuk jep një afat konkret.
Premton dëmshpërblimin e familjeve të përmbytur, por nuk garanton mbulimin 100% të dëmeve të shkaktuara.
Bazuar ne denoncimet e banoreve, pak ditë më parë prokuroria e rrethit Durrës, nisi hetimet mbi situatën problematike e shkaktuar si pasoje e përmbytjeve. Organi i akuzës dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave metereologjike, dyshim i cili pritet të vere para pergjegjesise shkaktaret e situatës se krijuar.