E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha sqaron procedurat per te levizur lirshem

Ministri i brendshem Lulzim Basha ka sqaruar edhe njehere te gjitha rregullat qe shqiptaret duhet te respektojne per te levizur lirshem.

Ne nje konference per liberalizimin e vizave ministri Basha duke e cilesuar pasaporten biometrike si mjet mjaft te rendesishem per te levizur ne hapesiren Shengen theksoi se cdo qytetar qe disponojne nje pasaporte te tille jane te lire te levizin.

Gjithashtu Basha theksoi se pergatitet edhe pyetesori per rregullat qe duhet te ndiqen per te levizur lirshem duke shtuar se policia kufitare po trajnohet dhe ka nisur nga puna per te pergatitur kete pyetesor.

Basha gjithashtu ka theksuar se te gjitha ata qytetare te cilet do te abuzojne me liberalizimin e vizave do te goditen me rreptesine me te madhe.

Sipas tij mirebesimi qe cdo qytetar do te jete edhe pika kyc per te gjithe shqiptaret qe do te levizin lirshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›