Basha, takimi me Rice
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, do te pritet ne nje vizite zyrtare nga Departamenti amerikan. Ai do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne SHBA, ne datat 28-29 janar. Sipas Ministrise se Jashtme, Basha do te pritet ne Departamentin amerikan te Shtetit nga Sekretarja e Shtetit, Kondoleza Rajs te marten me 29 janar. Ceshtjet te cilat do te diskutohen ne kete takim do te jene, integrimi i Shqiperise ne NATO dhe BE, Kosova dhe bashkepunimi midis Shqiperise dhe SHBA-ve. Po keshtu gjate qendrimit te tij ne Uashington, ministri Basha do te takohet me zv/sekretarin e Departamentit te Mbrojtjes, Gordon England, me senatore dhe kongresmene amerikane, me zv/keshilltarin per Sigurine Kombetare te Presidentit te SHBA, ambasadorin James Jeffrey dhe zyrtare te tjere te larte te administrates amerikane.