Basha takon Malstrom, merr mbështetje për vizat

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha është takuar me komisioneren për çështjet e brendshme dhe drejtësinë në Komisionin Evropian, Cecilia Malstrom. Më herët Basha kishte marrë pjesë në një mbledhje të Parlamentit Evropian ku paralamentarët siguruan mbështetjen e tyre të plotë për liberalizmin e vizave.
Basha e njohu komisioneren Malstrom me arritjet më të fundit të Shqipërisë në fushën e kontrollit të kufijve, pajisjes së qytetarëve me karta të sigurta identiteti, si dhe me luftën kundër krimit të organizuar.
Ministri Basha u shpreh gjithashtu se vendi ynë ka besim në një vlerësim objektiv, dhe të ndershëm të këtij procesi, të bazuar në kriteret teknike për liberalizimin e vizave.