E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule:Situata në Kuvend, jo sipas kërkesave të BE-së

Kryeminstri Berisha në një konferencë të përbashkët me komisionerin për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule theksoi se Shqipëria pret një përgjigje pozitive në lidhje me pyetësorin. Berisha duke bërë një rezume të arritjeve që Shqipëria ka bërë në këto 20 vite theksoi se vendi ka bërë universin e të gjitha reformave për të bërë ndryshimet që i duheshin vendit.
"Nuk ka vend që të ketë bërë kaq shumë ndryshime theksoi Berisha duke shtuar para 18 vitesh Shqipëria renditej në 4 vendet më të varfra në planet me një ekonomi të rënduar ndërsa tani ka arritur progrese të mëdha.
Nga ana e tij komisioni për zgjerim në BE Stefan Fule ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend. Sipas tij situata në Kuvend nuk përputhet me atë çfarë kërkohet nga Bashkimi Europian. Ai shtoi gjithashtu se mesazhi që ai ka transmetuar në vizitën e tij në Tiranë është ende i vlefshëm pasi kërkohet një zgjidhje e krizës politike në vend. Ndërkohë Fule theksoi se Shqipëria ka bërë arritje për procesin e liberalizimit të vizave por duhet të plotësohen të gjitha kërkesat që liberalizimi i vizave të jetë i merituar.
Përsa i përket vendimit në lidhje me përgjigjet për pyetësorin komisioneri Fule theksoi se kjo do të varet nga informacioni që do të jepet në përgjigjet. Sipas tij në këto përgjigje do të shqyrtohen me kujdes kapitujt ku janë dhënë përgjigje për situatën politike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe çështjeve të tjera të rëndësishme.
Komisioneri për zgjerim në Stefan Fule deklaroi gjithashtu se Bashkimi Europian nuk do të presë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri për të dhënë një opininon për Shqipërinë. Sipas tij BE-ja do të ndjekë me vëmendje zgjedhjet vendore në Shqipëri dhe mënyrën se si do të organizohen ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›