E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toci: PS, e përkushtuar për integrimin

Deputeti socialist Fatmir Toci i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, se PS nuk po bashkëpunon për proceset e integrimit të vendit.

Në një konferencë për shtyp, Toci ka deklaruar se opozita mbështet interesat madhore të vendit.

“Nuk ka sot njeri në Shqipëri që të vërë në dyshim përkushtimin e PS ndaj integrimit. Ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim proceset integruese sepse bëhet fjalë për interesat madhore të shqiptarëve”, ka pohuar Toci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›