E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha te enjten ben betimin ne Bashkine e Tiranes

Konstituimi PD Kosovrasti Keshilli Bashkiak duhet te mblidhet brenda pese ditesh

Lulzim Basha do te kurorezohet si kryebashkiak i Tiranes te enjten ose te premten. Pas mbylljes se procesit te Tiranes nga dy gjykatat per njohjen si kryebashkiak dhe mandatet e keshillit Basha po pergatitet te fronezohet. Perfaqesuesi i PD-se ne KQZ Niazi Kosovrasti ne nje prononcim per median tha se kryekomisioneri Arben Ristani i ka percjelle vendimin e shkurtuar per shpalljen e Bashes si fitues ne Prefekture dhe sekretariatit te bashkise se metropolit shqiptar. Sipas Kosovrastit sekretari i keshillit bashkiak Vladimir Gjonaj ka 5 dite afat per te mbledhur keshillin me 55 anetare ku Partia Demokratike do te kete 28 vende ndersa koalicioni i se majtes 27 vende. Ne kete mbledhje sipas udhezimit te ministrit te Brendshem vec konstituimit te keshillit kryetari i ri do te beje betimin.

Sipas detyrimit ligjor qe ka detyrim i cili thuhet ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ai ka detyrimin te therrase mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak. Nuk mund ta therrase mbledhjen para 5 ditesh. Domethene duhet te kene kohe keshilltaret te lajmerohen 5 dite para ne menyre qe te zhvillohet edhe mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Rreth te enjtes apo te premtes e shumta pasi nuk besoj se kjo pune mund te zgjase me teper duhet te therritet mbledhja e pare e keshillit deklaron Kosovrasti. Nuk dihen arsyet se pse PD-ja ka kaq ngutje ne marrjen e bashkise e cila ishte kthyer ne nje tabu prej me se 10 vitesh. Sipas ligjit Per pushtetin vendor pas vendimit te dhene dje nga Kolegji sekretari aktual i keshillit i zgjedhur ne kete post nga Partia Socialiste duhet te therrase mbledhjen e pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin per Tiranen me 8 korrik dhe mbledhja e pare duhet te thirret brenda dates 28 korrik. Udhezimi i ministrit te Brendshem Bujar Nishani parashikon qe ne kete rokade te jete i pranishem edhe kryetari paraardhes i cili ne menyre simbolike do ti dorezoje detyren pasardhesit te tij. Ende nuk dihet nese Rama do te jete prezent ne kete ceremoni. Keshilli komunal ose bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e pare e keshillit thirret nga sekretari i keshillit komunal ose bashkiak. Ne mungese te tij nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti. Ne rast se asnje nga subjektet e siperpermendura nuk e ushtron kete te drejte brenda afatit te parashikuar atehere keshilli mblidhet vete brenda 10 diteve thuhet ne pikat 1 dhe 2 te nenit 26 te ketij ligji. Ligji parashikon gjithashtu qe nese keshilli nuk mblidhet prefekti i Tiranes i jep detyren kryebashkiakut te ri Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›