E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak i Tiranës, mblidhet në 23 korrik

Sipas ligjit për pushtetin vendor sekretari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit duhet të thërrasë mbledhjen e parë.
Në këto kushte marrja zyrtarisht e postit të kryetarit të bashkisë nga Lulzim Basha do të bëhet të shtunën e ardhshme.
 

Sipas ligjit për pushtetin vendor mbledhja mund të zhvillohet 5 ditë nga momenti i lajmërimit të këshilltarëve.
 

Ndërkohë, mësohet se nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve janë tërhequr dokumentet e nevojshme që vërtetojnë ndarjen e mandateve sipas koalicioneve dhe partive, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›