E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca polake Shqiperia ne kohe per plotesimin e 12 rekomandimeve

Takimi i 19 korrikut raportimi i qeverise shqiptare per 12 kushtet

Ne prag te takimit Keshillit te Stabilizim-Asocimit Shqiperi- Bashkimi Europian pala shqiptare do te duhet te binde Brukselin per realizimin e reformave qe lidhen me procesin integrues. Zyrtarja polake Beata Peksa vendi i se ciles ka presidencen e radhes se Bashkimit Europian thote per median vizive se ajo qe do te shikohet ne takim eshte pikerisht realizimi ose jo i reformave. Ne kete takim ne do te shohim nese jane implementuar reformat e kerkuara ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Shpresoj qe diskutimet per keto reforma te jene te sinqerta sepse ato do te reflektohen edhe ne progres raportin qe do te dale ne vjeshte. Ende ka disa pune pa u bere por ne presim qe ato te realizohen para vjeshtes. Degjojme lajme te mira per procesin integrues por ndoshta jo te mira per procesin elektoral. Ne shpresojme shume qe Shqiperia te ece perpara. Presidenca polake e Bashkimit Europian ka shpallur prioritet te saj hapjen e Europes dhe shpresojme te ecet para me procesin e zgjerimit tha Peksa. Te marten ne Bruksel delegacioni shqiptar do te raportoje se pari per kriterin politik qe ka te beje me dialogun mes paleve dhe funksionimin e institucioneve por natyrisht ne axhende jane edhe zgjedhjet e 8 majit. Ky takim eshte i fundit para pergatitjes se progres raportit te Komisionit Europian qe publikohet ne tetor ku do te jepet vleresimi per Shqiperine e cila ka aplikuar per statusin e vendit kandidat qe ne prill te 2009-s. Me 19 korrik ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do te raportoje ne lidhje me plotesimin e kritereve te vendosura nga BE-ja. Shqiperise i jane shtuar 12 rekomandimet per tu plotesuar qe nga tetori i vitit te kaluar. Zgjedhjet e 8 majit pritet te jene ceshtje e diskutimeve ne Keshill ku pritet te jepet dhe vleresimi i pare i BE-se per kete proces. Ne diskutime axhende kryesore do te jene reformat ligjet me shumice te cilesuara lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit ceshtja e pronave liria e medias etj. Gjithashtu funksionimi i institucioneve si Parlamenti do te jene ne rendin e dites se dates 19 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›