Basha viziton zonat e përmbytura: Nuk është koha për politikë, por situata duhej të menaxhohej më mirë nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit.
Lideri demokrat Basha tha se nuk është koha për politikë, por theksoi se situata duhet të ishte menaxhuar më mirë nga qeveria. Shqipëria po vuan situatë krizash. Që po na kushtojnë edhe dëme të mëdha, dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por s’mund të mohohet që gjendja të jetë më e mirëmenaxhuar. Kjo është detyra e shtetit, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiaken e Shkodrës. Situata po vjen duke u përkeqësuar. Duhet transparencë për atë që po ndodh” u shpreh kreui PD.