E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha vlerëson punën e Berishës, skomenton për pasardhësin e tij

basha-me-ndertuesitTiranë- Kreu i Bashiksë së Tiranës, Lulzim Basha, vetëm ditën e sotme është shfaqur në media që pas zgjedhjeve të së dielës, ku ka vlerësuar kryeministrin Berisha, ndërsa nuk ka komentuar nëse do të jetë ai pasardhësi i tij.

Kryebashkiaku ka thanë se kryeministri në ikje ka realizuar një sërë projetesh, mes të cilave dhe gazsjellësin TAP.

Dje nuk lë vend për komente por prezonon akoma për gjithë qyetarët e Shqipërisë dhe thekson dhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu që kemi pasur fatin ta kemi në krye të PD. Njeriun që shndërroi dhe mundësoi transformimet më të mëdha në Shqipërinë e pas viteve 90. Nuk ka provë më të mirë se kjo në ditën e sotme sesa konfirmimi i linjës së gazësjellësit TAP, një projekt për të cilin kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të mandatit të parë në vitin 2005, 2006, 2007, 2008, kam pasur privilegjin të jem në krah të tij kur në samite të rëndësishme ndërkombëtare i dedikonte energji dhe kohë këtij projekti të jashtëzakonshëm përkundrejt skepticizmit të disa aktorëve kryesorë. Për Shqipërinë është një hap transformues për nga rëndësia historike, i barabartë me anëtarësimin tonë në NATO pa të cilin nuk do kishte ndodhur, për nga rëndësia ekonomike dicka që ne sot nuk mund ta masim me fjalë por që në vitet që vinë shqiptarët do ta ndjejnë si në shtëpitë e tyre, ekonomitë e tyre, si në forcën e ekonomisë shqiptare. Kjo është vetëm një copëz e vizionit të Kryeministrit Berisha, e kthyer në realitet- tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›