E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia prish një shtesë pa leje, Hoxha: Plan monitorimi 24 orësh

ndertim-pa-leje-1-bashkiaTiranë- Një tjetër objekt pa leje është prishur sot nga bashkia e Tiranës në kuadër të aksionit që ky institucion ka ndërmarrë.

Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake ishin në rrugën Vangjush Furxhi, në njësinë bashkiake nr.10 ku kanë prishur një shtesë në katin fundit të një ndërtese.

Sipas drejtorit të Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha dhe drejtorit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve.

U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin, pothuajse në të gjithë objektet e ndërtuara.

ndertim-pa-leje-e-madhe-basShtesë pa leje në rrugën Vangjush Furxhi

Ne kemi bërë edhe një plan të organizuar, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, që ky territor të mbahet nën vëzhgim 24 orë në 24, për të parandaluar çdo ndërtim të paligjshëm,- tha Hoxha.

Nga ana e tij, Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli i bëri apel të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërmend të marrin iniciativa të tilla,”të mos marrin përsipër, sepse çdo rast do të konstatohet nga Policia Bashkiake dhe do të goditet, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Ndërtimit.

Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje dhe do të prishen edhe ato ndërtime që deri më tani janë ndërtuar në mënyrë të kundra-ligjshme,- tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›