Basha:Jo pazar me shoqëritë e transportit në kurriz të qytetarëve
Bashkia do të analizojë shpenzimet dhe fitimet e kompanive të transportit përpara se të vendosë për ndryshimin e çmimit të biletës të urbanit. Kryetari i bashkisë Lulzim Basha ka deklaruar se vetëm pasi të jetë berë një analizë e tillë me ekspertë të pavarur do të merret një vendim në të kundërt nuk do të bëjë asnjë pazar me shoqëritë e transportit në kurrizë të qytetarëve.
Reagimi i Bashës erdhi pas kronikës së “Ora News” ku shoqata e tranportit qytetas publikoi kërkesën për rritjen deri në 70 lekë të biletës së autobusit. Përsa i përket debatit për emërime apo shkarkime politike në bashki, Basha është shprehur se ky kriter nuk është bazë e punës së institucionit që ai drejton.
Në diskutimin e lirë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës Basha tha se brenda janarit të gjithë rektorët duhet të dorëzojnë të dhënat për çdo student për kartën e studentit e cila do të përdoret jashtë Tiranës. Gjithashtu me fondin e 1 milion eurove dhënë nga bashkia, studentët do të bëjnë stazhin në universitete.