Virozat e stinës, 150 raste në ditë në QSUT

Ulja e temperaturave me disa gradë nën zero ka rritur fluksin e pacientëve në kryeqytet me 150 raste në ditë, të gjithë kryesisht të prekur nga virozat e stinës. Ministria e shëndetësisë e vënë në alarm nga një fluks i tillë apelon për marjen e masave dhe kategoritë që duhet të jenë më të kujdeshsme nga këto vizora.
Por pavarësisht numrit të lartë të rasteve të prekur nga virozat duket ka një ulje në krahasim me të njëjtën periudhë të fillim janarit të një viti më parë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Enver Roshi publikon shifra të frikshme ku vetëm nga data 9 deri në 16 janar në rang vendi janë paraqitur gati 12 mijë e 500 raste me viroza të stinës.
Mjekët gjithësesi këshillojnë që deri në rritjen me disa gradë të temperaturave duhet një kujdes i veçantë për fëmijët e vegjël, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë në mënyrë që të rinë në ambiente të ngrohta.