Temperaturat e ulta, mbyllen shkollat në Korçë

Që prej ditës së nesërme mbyllen shkollat e qarkut të Korçës, si pasojë e temperaturave tejet të ulta. Ky njoftim ka ardhur nga drejtoria arsimore në Korçë, ndërsa ka bërë të ditur se kjo situatë do të vijojë deri në një urdhër të dytë nga të njëjtat burime.
Situata e pazakontë që ka përfshirë qarkun e Korçës prej më shumë se një jave në drejtim të kushteve atmsoferike, ka vënë në alarm Ministrinë e Arsimit e cila ka kërkuar me urgjencë pezullimin e mësimit. Megjithëse drejtuesit e arsimit në Korçë pretendojnë se kanë marrë masat për të përballuar dimrin, nuk kishin parashikuar këto temeperatura të një dimri të ashpër, ndaj dhe ngrohja në klasa nuk mund të jetë e mjaftueshme përballë kësaj gjendje.
Në këto kushte, prej 24 orësh është mundësuar mbyllja e shkollave në zonën e Alarupit dhe Ostrenit në rrethin e Pogradecit, në Leskovik në rrethin e Kolonjës, por dhe në Lavdar e Voskopojë në rrethin e Korçës. Deri në një njoftim të dytë këto shkolla nuk do të japin mësim për kushtet e rënda. Ngrica dhe akulli është prezent kudo në Korçë, ndërkohë që zonat malore kanë probleme edhe më të mëdha.