Basha:Sistemi Scout identifikon brenda minutit shkelësit e trafikut në autostrada

Tiranë, 5 korrik, NOA Një sistemi i integruar Scout që ndërlidhet me sistemet e tjera të policisë, me sistemin e të dhënave kriminale, duke identifikuar në mënyrë automatike shkelësit e rregullave në trafik, mospagimin e masave administrative nga kundravajtësit, makinat e vjedhura vetëm duke identifikuar targën, është inauguruar sot në qendrën e Kontrollit të Autostradave.
Ishte Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha që përuroi dhe inspektoi sot qendrën re, e cila mundëson nëpërmjet një sistemi modern Scout, fotografimin, filmimin dhe transmetimin online të informacionit në sallën e komandimit.
Pasi u informua për funksionimin e sistemi të integruar Scout nga drejtuesit e kësaj njësie të krijuar pas riorganizimit të strukturës së Policisë Rrugore, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha se kjo njësi, e cila e ka shtrirë këtë shërbim nga jugu në veri, me kapacitetet e saj profesionale, do të vijë në ndihmë të çdo njësie territoriale të policisë rrugore, sipas nevojës, ku ka trafik të jashtëzakonshëm, sikurse është ai gjatë sezonit turistik, apo kur ka probleme të veçanta me trafikun, sikurse është ai i punimeve të fundit që po bën Bashkia e kryeqytetit. Pra, kudo ku ka probleme kjo njësi do të ndërhyjë me profesionalitetin e saj për ti ardhur në ndihmë Komisariatit të Policisë Rrugore që mbulon atë territor,-u shpreh ministri Basha.
Basha garantoi se qeveria do të vijojë mbështetjen me investime për Policinë e Shtetit, duke paralajmëruar se krijimi dhe funksionimi i kësaj njësie është vetëm një hap në drejtim të dixhitalizimit të mëtejshëm të shërbimit të Policisë Rrugore dhe përmirësimit të këtij shërbimi.
Shpreh bindjen se kjo masë, e cila bën pjesë në një strategji të Policisë së Shtetit për të dhënë kontributin e saj në uljen e aksidenteve dhe fataliteteve në rrugët e Shqipërisë, do të japë efektet e duhurta duke zvogëluar aksidentet në trafik, duke rritur ndjeshmërinë e qytetarëve, përgjegjshmërinë e tyre për sjelljen në rrugë, dhe duke përmirësuar statistikat lidhur me humbjen e jetëve apo plagosjen e tyre në rastet e aksidenteve rrugore, theksoi ministri i Brendshëm.
Informacioni përpunohet në Qendrën e Përpunimit të Informacionit në Njësinë e Kontrollit të Autostradave ku gjenden bazat e të dhënave mbi gjobat dhe targat e automjeteve, procesverbalet e konstatimit në vlerë dhe masë plotësuese, e ku kryhet gjithashtu edhe përpunimi statistikor i të dhënave.
Njësia e Kontrollit të Autostradave është e pajisur me tetë radarë modernë, të cilët brenda një minute, bëjnë të mundur identifikimin e pesë-gjashtë automjeteve shkelëse të rregullave të trafikut.
Sistemi i saj i kontrollit kryen në mënyrë automatike identifikimin i shkelësit dhe dërgimin e masës sipas Kodit Rrugor çka bën të mundur transparencën e plotë të këtij shërbimi dhe shmangien e çdo tjetërsimi të të dhënave të konstatuara nga Policia Rrugore.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")