Bashar al-Asad: Skam dhënë urdhër, kundër protestuesve
Presidenti sirian, Bashar al-Asad, në një deklaratë publike në televizionin amerikan ABC, ka mohuar të gjitha spekullimet që bëhen në emër të tij, sa i takon vrasjes së mijërave protestuesve.
Për të, vetëm një person i “çmëndur” mund ta kryejë këtë akt, duke saktësuar se “nuk ka ekzistuar asnjë urdhër për të vrarë ose për të qenë brutal”, dhe tha se forcat e sigurimit i përkasin “qeverisë” dhe jo atij personalisht.
Kombet e Bashkuara deklarojnë se 4.000 njerëz kanë humbur jetën, që kur kryengritja filloi në muajin mars.