Dowgielewicz: Polonia njeh Republikën e Kosovës
Polonia njeh Republikën e Kosovës dhe përkrah integritetin territorial të saj. Kjo ka qënë deklarata e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Polonisë, Mikolay Dowgielewicz.
Për të, procesi i zgjerimit të BE-së, nxit pajtimin dhe marrëdhëniet e mira ndër- fqinjësore në rajonin Ballkanit.
Përpjeka e sinqertë dhe vendosmëria për vendosjen e këtyre marrëdhënieve, janë kusht për përparimin në procesin e integrimeve evropiane, theksoi Dowgielewicz.