E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet e Savianos, arrestohet bosi i Camorras

Një bos i mafias Camorra është arrestuar pas 16 vitesh i fshehur në një bunker

Michele Zagaria, 53 vjeç, konsiderohet se është lideri i klanit të fuqishëm dhe të përgjakshme Casalesi. Ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për disa vrasje, zhvatje dhe trafikim të drogës.

Zagaria fshihej në një bunker poshtë një shtëpie në qytezën e Casapesenna, në veri të Napolit. Ju fituat. Shteti ka fituar, raportohet tu jetë shprehur Zagaria hetuesve të anti-mafias në momentin e arrestimit. Për të ekzistonte një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2000.

Prokuroria italiane të martën ka arrestuar 47 persona të lidhur me klanin Casaelsi dhe gjithashtu është kërkuar arrestimin i një deputeti të partisë së ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Pritet heqja e imunitetit për arrestimin e tij.

Klani Casalesi është i përfshirë në trafikun e drogës dhe ndërtimeve, ishte në qendër të librit Gomorrah, i gazetarit investigativ Roberto Saviano, i cili mbahet i fshehur për shkak të kërcënimeve për jetë.

Policia italiane në nëntor të vitit 2010 arrestoi Antonio The Babu Iovine, që ishte lider i Caselesi, pas 14 vitesh gjurmim. Iovine, i cili i kishte shpëtuar disa herë arrestimit, u kap teksa po përpiqet të hidhe nga ballkoni për përpjekje për ti ikur policisë.

Në fillim të këtij vitit Francesco Pesce, një lider i grupit të frikshëm Ndragheta u arrestua pasi u gjet i fshehur në një bunker të teknologjisë së lartë, ku mund të hyhej me anë të një dere që kontrollohej me pult.

Në gusht të vitit 2009, policia arrestoi Giuseppe Bastone, një tjetër që jetonte në një bunker nëntokësor, që ishte i pajisur me një tunel sekret ku me skeidbord mund të largohej rreth 184 metra larg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›