E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashar al Assad ´hedh sytë´ nga Rusia

Ai ka thënë se Siria do ta konsideroj Rusinë, si një  shtet që mbështet atë. “Marrëdhëniet tona me Rusinë janë te forta, siç dhe vetë historia e tregon atë”, ka shtuar ai.

Rusia dhe Kina ishin dy shtetet që përdorën veton kundër hyrjes zyrtare na Siri dhe masave qe do të ndërmerreshin kundër forcave Assadit , në fillim të këtij muaji.

Rusia pati kritika të ashpra nga Amerika dhe vendet Evropiane, për përdorimin e vetos, por zyrtaret rus shtojnë se një ndërhyrje e tillë, do të kishte hapur dyert për veprime ushtarake.

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvdev dhe udhëheqës te tjerë te Rusisë, kanë paralajmëruar perëndimin, kundër hyrjes ne Siri, duke kujtuar eksperiencën me Libinë. Ne jemi pro që qeveria e Sirisë ti japë fund dhunës kundër civilëve, por theksojnë se opozita duhet të heq dorë nga veprimet ekstremiste.

"Që nga ditët e para të krizës që ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë ruse. Ne i kemi thënë dhe i kemi treguar miqve tanë rus në detaje për mënyrën se si situata ishte në zhvillim” ka thënë Assad.

Duke mbyllur intervisten e tij ai tha, “Rusia ishte në dijeni për rrezikun e ndërhyrjes ushtarake ose politike në punët e brendshme të Sirisë, kështu që ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB". /L.Ferhati/Start/

                                                                                             2011-10-30 13:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›