E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biri i Gaddafit shprehet i pafajshëm

Saif al-Islam Gaddafi, biri në ikje i udhëheqësit të përmbysur të Libisë, i ka thënë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, se ai është i pafajshëm ndaj krimeve të dyshuara kundër njerëzimit.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno-Okampo, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se gjykata ka vënë kontakt joformal me Saif al-Islam.

Moreno-Ocampo tha se kontakti ishte zhvilluar me ndërmjetës dhe Saif al-Islam dëshironte të dinte se çfarë do të ndodhë me të nëse lirohet nga akuzat.

Saif al-Islam u fsheh pasi forcat besnike të udhëheqësve të rinj të Libisë e kanë zënë dhe vrarë babanë e tij, jashtë vendlindjes së tij Sirte.

Mendohet se Saif al-Islam ka ikur në kufirin jugor të Libisë, në Nigeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›