Topalli fton gratë në kryqëzatë

Ky ishte mesazhi i dhënë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në tubimin informues dhe ndërgjegjësues lidhur me kancerin e gjirit nën moton: “Kanceri i gjirit vret më pak, nëse zbulohet shpejt”.
Në vijim të veprimtarive në muajin e luftës kundër kancerit, qindra gra u mblodhën në sheshin përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, ku u shpërndanë materiale informuese për mënyrat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, e që vijoi me një ecje simblolike drejt sheshit përpara Akademisë së shkencave. Takimi për kauzën e luftës kundër kanceri mblodhi bashkë institucionet kryesore, organizata, shoqata, spitale e qendra shëndetësore.
“Sëmundja e kancerit nuk është më një sëmundje fatale. Përkundrazi, nëse secila prej zonjave, prej bijave, prej motrave, prej nënave bëjnë kujdes që në momentet e para të shkojnë tek mjeku, të bëjnë vetkontrollin, të bëjnë mamografinë ajo mund të kthehet në një sëmundje tërësisht të përballueshme dhe mbi të cilën ne mund të fitojmë”, thekson Topalli.
“Ne gratë do të fitojmë kundër sëmundjes së kancerit. Ne gratë do të bëjmë një kryqëzatë kundër sëmundjes së kancerit. Ne gratë, ne nënat e kemi për detyrë jo thjesht për veten tonë. Së pari dhe mbi të gjitha do ta bëjmë për fëmijët tanë, për këto vajza, për këta djem të vegjël të cilëve ja kemi borxh sepse është jeta jonë, është qëllimi jonë, është çdo gjë, është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi”, shtoi ajo. /Start/
2011-10-30 13:02