E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Bashkë Fitojmë”, hap fushatën/ Këlliçi, Meta e Berisha, fjalim në stadiumin “Air Albania”

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” hap sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, me një miting në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Fjalimin e parë pritet ta mbajë kandidati i këtij koalicioni për Tiranën, Belind Këlliçi. Pas tij, pritet të flasin edhe të gjithë kandidatët e bashkive më të mëdha në vend.

Kreu i Partisë së Lirisë do t’u drejtohet qytetarëve, si përfaqësues i partisë kryesore në këtë koalicion, e menjëherë pas tij do të mbajë fjalën lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Grupi i rithemelimit i drejtuar nga Berisha është përfshirë në këto zgjedhje në koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pasi Partia Demokratike zyrtare drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe ajo ka kandidatët e saj në këto zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›