Pashkët ortodokse kthejnë emigrantët shqiptarë në vendlindje

Festimet e pashkëve ortodokse kanë shtuar fluksin e emigrantëve shqiptar drejt vendlindjes së tyre.
Ky fluks është i dukshëm veçanërisht në dy pikat kryesore të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës në Gjirokastër, kanë hyrë 7242 persona dhe kanë dalë 4103 persona.
Situata në këtë pikë aktualisht paraqitet e qetë. Qytetarët thonë se nuk kanë hasur problematika gjatë qarkullimit apo radhë në sportelet e kalimit.
Pala shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës punon me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Edhe në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks emigrantësh që kthehen në Shqipëri.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5612 shtetas, kryesisht shqiptarë.
Dogana shqiptare po punon me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin.
/ rtsh /