Kreu i PL-së, Meta, uron besimtarët ortodoksë për Pashkën e Madhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën e Madhe. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Meta ka uruar besimtarët për më shumë shëndet e gëzime në familjet e tyre.
“Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, me shumë shëndet, mbarësi dhe gëzime në familje! Drita që kurrë nuk perëndon e kësaj Feste të Shenjtë, le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë!”- shkruan Meta.
/rtsh.al/