PD dërgon dy ankimime në KAS, për emrin e kryetarit të “Bashkë Fitojmë” dhe ndalimin e kandidimit të Qerim Ismailajt

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rrëzimin e kërkesës së saj lidhur me ndalimin e kandidimit të Qerim Ismailajt, pasi preket nga dekriminalizimi.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa kërkon që KAS të “ndalojë kandidimin Qerim Ismailajt si kandidat i PS për bashkinë Mallakastër”.
Në argumentet ligjore, PD përmend se Ismailaj ka qenë i dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
“Shtetasi i sipërcituar ka bere një deklarim te rreme lidhur me fakte, akte, ngjarje, te cilat kane pasoje te drejtpërdrejt ne konkluzionin ligjor qe KSHZ duhet te merrte. Ka deklaruar si te “formës se prere” një vendim i cili nuk e kishte këtë cilësi, dhe se dyti ka komentuar te deklaroje se vendimi i gjykatës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar “me burgim” ne masën “6 muaj”. Te dy këto elemente plotësojnë katërçipërisht, se nëpërmjet procesit te përpilimit te formularit te vetdeklarimit, shtetasi i mësipërm ka konsumuar (perseri) veprën penale te parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve””, thuhet në ankimim.
Lidhur me ndalimin e kandidimit të tij, PD thotë se bien në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, ku ligji 138/2015 parashikon nenin 2 pika c) se: “Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë. Ne rastin konkret, del e qarte se shtetasi Qerim Ismailaj, eshte denuar me 6 muaj burgim, dhe se ky denim eshte i formes se prere”, thuhet në ankimimin e PD-së.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e PD-së për ç’regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u shprehur se emri i tij do vazhdojë të jetë në fletën e votimit, por theksoi se paralelisht do ta dërgonte për hetim më të thelluar në prokurori.
Ka Pd Per Qerim Ismailaj (1) by Rtsh Faqe on Scribd
Gjithashtu PD ka dërguar në KAS edhe një ankimim lidhur me mungesës e emrit të kryetarit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit.
Ne argumentin e saj PD thotë se është e detyrueshme me ligj që përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë apo subjektit në fletën e votimit.
“ Nga përmbajtja e Fletës se Votimit për kandidatet për anëtar të Këshillave Bashkiak rezulton qartësisht se dy prej subjekteve zgjedhore pjesë e kësaj flete votimi te cilat janë koalicione nuk përmbushin përcaktimet ligjore te përcaktuara ne dispozitën e sipërcituar. Me konkretisht 2 subjektet qe i referohemi janë koalicioni Bashke Fitojme me shkronja nistore BF dhe Aleanca Liberale e Djathtë me shkronja nistore ALD. Ne fleten e votimit për kate subjekte mungon emri i kryetarit i cili do të duhet të shfaqej ne fleten e votimit”, thuhet në ankimim.
Për këtë PD kërkon nga KAS plotësimin e fletës së votimit me të gjitha kërkesat e përcaktuara nga ligji.
Ka Pd Permbajtjen e Fletes Se Votimit Per Bf (1) by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/