Bashke do te fitojme

Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votoje per politikanet me histori te keqe qe e kane nxjerre historine e UK-se dhe te kombit prej institucioneve sepse me 12 dhjetor qytetaret do te votojne per politikane me histori te paster qe institucionet e shtetit i bazojne ne historine kombetare dhe luften e lavdishme clirimtare
Nga Albin Kurti
Mire se e gjejme njeri-tjetrin ne rrugen e popullit te drejte ketu perballe ndertesave te pushtetit te padrejte.
Me 12 dhjetor populli i Kosoves do te heq dore nga Qeveria ne doreheqje dhe nga te gjithe ata qe flirtuan me te.
Sepse me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per premtimet e rrejshme te politikaneve te regjimit por do te votojne per programin e VETVENDOSJE-s per shtet pa regjime.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per ish pushtetaret qe e shiten pasurine e Kosoves per tu pasuruar vete sepse do ta votojne programin e VETVENDOSJE-s qe e perqafojne e perfaqesojne dhe e mbrojne njerez qe kurre nuk shiten.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do ti votojne rrenat e hajnat e politikes se regjimit sepse do ti votoje politikanet e ndershem e te vertete te VETVENDOSJE-s.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do ti votojne politikanet qe i kane miq tregtaret qe sjellin mallra prej Serbise sepse do ta votojne VETVENDOSJE-n qe do ti bllokoje mallrat e Serbise ne kufi.
Me 12 dhjetor populli i Kosoves nuk do ti votoje politikanet qe zgerdhihen me flamurin e kalter me lara-lara por do te votojne per njerezit krenare te VETVENDOSJE-s me flamurin e kuq e shkaben dykrenare.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per ish pushtetaret e korruptuar qe duan ta frikesojne popullin sepse do te votojne per VETVENDOSJE-n e pakorruptueshme qe guxon ta duaje popullin.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do ti votojne politikanet qe bejne pazare me Serbine per ta copetuar Kosoven sepse me 12 dhjetor ata do te votojne per VETVENDOSJE-n qe do te beje bisedime me Shqiperine per tia bashkuar Kosoven asaj.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per politikane me truproja qe iu ka ikur mendja por per politikanet e mencur te VETVENDOSJE-s pa truproje.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votoje per politikanet me xhipa te blinduar qe i frikesohen popullit dhe duan ta frikesojne popullin sepse me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves do te votojne per politikanet e VETVENDOSJE-s qe e duan dhe i do populli.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votoje per politikanet qe e nenshkruan carmatosjen e UK-se dhe shuarjen e TMK-se sepse do te votojne per VETVENDOSJE-n qe do ta shkruaje ligjin qe e ben FSK-ne ushtri.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per politikanet e regjimit qe i shkembejne votat me asfalt sepse me 12 dhjetor do te votojne per politikanet e VETVENDOSJE-s qe asfaltit duan tia shtojne fabrikat.
Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votoje per politikanet me histori te keqe qe e kane nxjerre historine e UK-se dhe te kombit prej institucioneve sepse me 12 dhjetor qytetaret do te votojne per politikane me histori te paster qe institucionet e shtetit i bazojne ne historine kombetare dhe luften e lavdishme clirimtare.
Te dashur qytetare te Kosoves
A e doni pavaresine me sovranitet Masa e qytetareve pergjigjet PO
A e doni ekonomine te bazuar ne prodhim Masa e qytetareve pergjigjet PO
A e doni buken e tokes se Kosoves Masa e qytetareve pergjigjet PO
A doni qe FSK-ne ta bejme ushtri moderne Masa e qytetareve pergjigjet PO
A e doni bashkimin e Mitrovices Masa e qytetareve pergjigjet PO
A e doni flamurin shqiptar Masa e qytetareve pergjigjet PO
A e doni bashkimin kombetar Masa e qytetareve pergjigjet PO
Atehere me 12 dhjetor do ta nderrojme kete pushet qe ta ndertojme kete shtet. Me VETVENDOSJE-n behemi nje sepse jemi nje.
Qytetare te dashur te Kosoves
Kur ne presim qe punet tona ti bejne te tjeret atehere cdo gje duket e pamundshme. Kur vendosim qe punet tona ti bejme vete ne atehere po u beme bashke gjithcka behet e mundshme. Te tjeret na ndihmojne pasi qe ne te fillojme. Ndihma nga jashte i shtohet angazhimit tone brenda dhe nuk mund ta zevendesoje ate.
Evropianet dhe amerikanet cdo here kane qene dhe gjithmone do te jene me neve atehere kur ne jemi me veten tone. Dhe ne jemi me veten tone atehere kur vendosim vete dhe kur vendosim per veten.
Me Levizjen VETVENDOSJE te gjithe njerezit pa dallim kombesie feje a gjinie do te integrohen ne nje shoqeri te perbashket permes barazise para ligjit te drejte dhe zhvillimit ekonomik te bazuar ne prodhim.
Pergjate gjithe shekullit XX cdokush qe ka dashur te kontribuoje per clirim nga shteti i Serbise eshte dashur ta rrezikoje veten dhe familjen e tij. Sot per tu cliruar nga ky pushtet qe e ka uzurpuar shtetin e Kosoves nevojitet vetem nje ore kohe te dielen dhe nje laps me vete.
Dilni ne zgjedhjet parlamentare me 12 dhjetor dhe vetem per nje ore kohe e me nje laps ne dore ndryshojeni pergjithmone Kosoven. Vetem per nje ore e me nje laps ne dore clirojeni shtetin e Kosoves nga pushteti i korruptuar. Vetem per nje ore dhe me nje laps ne dore vendosni per veten tuaj vendosni shenjen te numri 40 dhe mandej perzgjedhni pese persona nga 110 kandidatet e shkelqyeshem te VETVENDOSJE-s zgjedhni pese persona nga keta 110 kandidate qe kane guxim qytetar qe kane aftesi profesionale dhe qe kane kontribuar shume per shoqerine e kombin.
Me 12 dhjetor votoni per Prishtinen votoni per Kosoven votoni per shqiptarine vendosni per veten votojeni vetevendosjen votojeni numrin 40.
Sot e treguam dhe e deshmuam si asnjehere me pare se bashke eshte e mundshme. Pasneser si asnjehere me pare do ta tregojme e deshmojme qe bashke do te fitojme.
Fjalimi i Albin Kurtit ne tubimin e madh ne Prishtine ne diten e fundit te fushates zgjedhore 10 dhjetor 2010