Shkodra ka nevoje uleritese per ndihmen e te gjitheve

Astrit Patozi
U bene dy dite qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama po perpiqet te spekuloje me shtyrjen e seances parlamentare te se enjtes per shkak te gjendjes se rende ne Shkoder duke akuzuar per kete mazhorancen.
Se pari i gjithe procesverbali i Konferences se Kryetareve u vu ne dispozicion te shtypit dhe aty del fare e qarte qe perfaqesuesit e opozites rane dakord qe seanca e se enjtes mund te mos zhvillohej per arsyet e mesiperme.
Ne fakt kam qene une qe e kam kerkuar nje gje te tille ne fillim te mbledhjes dhe pas diskutimeve te gjata eshte arritur edhe mirekuptimi i dy drejtuesve te grupit parlamentar te Partise Socialiste. Nje gje e tille fatmiresisht eshte zbardhur sot e plote edhe ne shumicen e gazetave te perditshme te Tiranes.
Se dyti me duhet te sqaroj nje here e pergjithmone se perfaqesuesit e Partise Socialiste nuk e kishin fare ne axhende shqyrtimin e propozimit per ndryshime ne buxhet sic po pretendon sot zoti Rama. I vetmi shqetesim i tyre ishte shqyrtimi i kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e shkuara.
Nderkaq zotit Rama ka dy dite qe ben sikur po qan per nje seance qe sipas tij duhet te ishte zhvilluar patjeter. Mund te them se eshte rasti unikal ne bote kur nje politikan perpiqet te perfitoje nga mungesa.
Ne fakt zotit Rama dhe pasuesit e tij kane munguar vetem ne Shkoder ku ka pasur dhe ka nevoje uleritese per ndihmen e gjithsecilit.
Por ai ka qene aktiv fjala vjen ne Pogradec kur kerkonte hapjen e kutive nderkohe qe njerezit Shkodra dhe rrethinat e saj permbyteshin. Ai se bashku me ndjekesit e tij eshte cdo dite ne Tirane duke u perpjekur qe te hedhe sa me shume uje dhe llum per te shtuar nivelin e dhimbjes ne zonen e fatkeqesise.
Por jo me larg se te enjten e shkuar perfaqesuesit e tij ne parlament bene gjithcka ishte e mundur qe te mbanin sa me gjate ne salle dhe per te vonuar me retorike boshe ministrat dhe deputetet e mazhorances qe kishin ngutin e madh per te shkuar ne Shkoder dhe per tiu gjendur prane njerezve ne veshtiresi Dhe ne fund ata iken si gjithmone per te mos votuar edhe zerat e permiresuar te buxhetit te shtetit qe shkonin per te shmangur tragjedi te tjera ne Shkoder.
Pas gjithe kesaj historie i bie qe Edi Rama nuk ka lene ne balte vetem qytetaret e zonave te prekura nga fatkeqesia por edhe perfaqesuesit e vet ne konferencen e kryetareve te Kuvendit te Shqiperise te cilet paten nje qendrim normal ne mbledhje.
Konstatoj me keqardhje dhe trishtim se tani qe tani qe niveli i ujerave po bie ne Shkoder per shkak te permiresimit te motit anija politike qe drejton zoti Rama po permbytet perdite e me shume dhe ne menyre te pashprese sepse per shkak te timonierit ajo po fut uje nga te kater anet.
Deklarata e bere sot nga kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi pas konferences se kryetarit te PS-se Edi Rama.