E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton sabotimi i ceremonise nga Kina disidenti kinez merr cmimin Nobel te paqes

10-12-2010 / Gazeta 55

Megjithe presionet e diktatures kineze dhe perpjekjeve per te sabotuar ceremonine cimi Nobel per Paqe edhe zyrtarisht iu dha sot disidentit te burgosur kinez Liu Xiaobo ne nje ceremoni te zhvilluar ne Oslo. iaobo eshte denuar me 11 vjet burg per veprimtari kunder regjimit pas thirrjeve te tij per reforma politike.

Ne ceremoni ai ishte prezantuar nga nje karrige bosh dhe nje fotografi.

Kina ka denuar dhenien e cmimit Nobel per Paqe Xiaobos dhe ka vendosur ne arrest shtepiak gruan e tij per ta penguar qe te merrte pjese ne ceremonine e sotme. omiteti i Nobelit tha se dhenia e cmimit Liut eshte bere bazuar mbi vlerat universale. Kreu i ketij komiteti Torbjorn Jagland gjate ceremonise deklaroi Na vjen keq qe fituesi i cmimit nuk eshte i pranishem. Ai eshte ne izolim ne veriperendim te Kines. As bashkeshortja e tij as ndonje nga te afermit nuk munden te jene me ne. Asnje medalje apo diplome nuk do te paraqitet sot ketu. Vetem ky fakt tregon se cmimi ishte i nevojshem dhe i merituar. Ne e urojme Liu Xiaobon per cmimin e ketij viti tha Jagland. Presidenti Obama fituesi i cmimit vitin e kaluar tha se eshte per te ardhur keq qe Liu nuk ishte ne ceremoni dhe i beri thirrje Kines per lirimin e menjehershem te tij.

Kina dhe 18 vende te tjera ne mesin e te cilave edhe Serbia e cila u terhoq vetem para pak minutash nga vendimi nuk kane pranuar te marrin pjese ne ceremonine e sotme ne Oslo.

Kjo eshte hera e dyte ne historine e Cmimit Nobel per Paqe ku karrigia e fituesit lihet bosh ne menyre simbolike pasi as fituesi e as ndonje perfaqesues i tij nuk kane mundur te jene ne ceremoni. Hera e pare ka ndodhur ne vitin 1935 kur Gjermania naziste nuk lejoi Karl von Osietckin te jete i pranishem. Fitues te mehershem te ketij cmimi qe nuk kane mundur te jene te pranishem ne te shkuaren jane birmanezja Aung San Su Ci polaku Les Valesa dhe Andrei Saharov ne kohen e Bashkimit Sovjetik. Mungesa e Liut apo e te derguarve te tij le te hapur pyetjen se si do ti dorezohet medalja e arte dhe cmimi prej 1.5 milion dollaresh. Si pasoje e censures se larte ne Kine do te jete e veshtire per kinezet qe te informohen si e sa duhet per ceremonine e sotme te ndarjes se Cmimit Nobel

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›