E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Bashkë fitojmë” kërkon rinumërim votash në Kuçovë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  paraqiti të shtunën ankimin e saj në KAS, duke kundërshtuar vendimin e ZAZ Nr.64 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë”.

Referuar një baze të gjerë ligjore, koalicioni pretendon  një sërë shkeljesh, të cilat “provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se se kemi të bëjmë me shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor”, madje ” ka patur edhe krim zgjedhor”.

Me këtë rast “Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave për ZAZ 64 në të gjitha qendrat e votimit.

Për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit konkuronte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Fitues u shpall Hajdari i PS me një diferencë prej rreth 700 votash nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›