Bashkë në MTV Movie Awards?
Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 07:54
Robert Pattinson dhe Kristen Stewart thuhet se do të shkojnë së bashku në MTV Movie Awards që do të mbahet këtë të diel më 5 qershor.
Sipas ueb-faqes Hollywood Life, çifti sipas thashethemeve do të paraqitet i kapur dorë për dore në tapetin e kuq.
Dyshja janë të nominuar në tri kategori. Rob është për puthjen më të mirë me Kristen, për paraqitjen më të mirë mashkull dhe për luftën më të mirë, përderisa Kristen është në kategorinë për puthjen më të mirë, për paraqitjen më të mirë dhe për aktoren më të mirë.