E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çokollata e zezë ul rrezikun nga infarkti

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 19:45

Ndonëse mjekët shpesh këshillojnë se çokollata duhet të hiqet nga përdorimi duke përmendur se shkakton mbipeshën, tenin e keq, ekspertët kanë ardhur në konkludim se çokollata e zezë është e dobishme për organizmin e njeriut, transmetojnë mediat franceze.

Siç thonë ekspertët britanikë dhe amerikanë, ekzistojnë tri arsye për konsumimin e çokollatës së zezë – mbrojtje nga stresi, zvogëlon rrezikun nga infarkti dhe shpejton djegien e depozitave të yndyrës.

Personat që konsumojnë çokollatë të zezë janë të mbrojtur nga stresi.

Sasia e çokollatës, megjithatë, duhet kufizuar në maksimum 100 gramë dhe atë për çokollatat që përmbajnë të paktën 70 për qind kakao, dhe preferohet të merret dy orë para fillimit të ushtrimeve sportive, thonë ekspertët.

Çokollata e zezë çon deri te dobësimi, pasi që ajo përmban teobromin dhe kofeinë, materie, të cilat ndihmojnë djegien e depozitave yndyrore.

Kofeina është stimulans i mirë me rastin e marrjes me sport, pasi që ndihmon që materiet yndyrore të digjen dy herë më shpejt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›