E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu:Masa të ashpra, ndaj shkaktarëve të zhurmave

Më tepër kontrolle dhe masa, ndaj të gjithë përgjegjësve që shkaktojnë zhurma akustike. Pas denoncimeve të bëra në “Ora News”, Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ka deklaruar se zhurmat akustike janë një problem i madh.
 

Sipas Mediut, janë bërë penalizime dhe do të vazhdojë që të punohet për të vendosur rregulla më të ashpra.
 

Ndërkohë që të njëjtën gjë, ka deklaruar edhe drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, sipas të cilit do të bëhet çdo përpjekje për të ndaluar zhurmat akustike .
 

Sipas mjekëve, zhurmat akustike shkaktojnë dëmtime të dëgjimit, që çojnë deri në humbjen e plotë të tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›