E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë në jazz album

Lady Gaga ka bashkuar forcat me këngëtarin legjendar Tony Benet, për të realizuar një album jazz.


Dyshja janë duke zgjedhur tonet dhe instrumentalet, për të hyrë në studio në muajin qershor.


Këngëtarja e hitit Poker Face, që është duke u shëruar nga operacioni në këmbë, ka qenë e mahnitur kur Benet e ka ftuar atë, për këngën Tha Lady Is A Tramp, që u bë pjesë e albumit të Benet, Duets II.


86 vjeqari, e ka ngritur lartë 26 vjeqaren Gaga, duke thënë se ajo është një nga përformueset më të mira në botë.


Dueti me Lady Gaga, vjen pasiqë ai ka bashkëpunuar më herët me Amy Winehouse, Mariah Carey, Carrie Underwood, Aretha Franklin dhe John Mayer./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›