Bashkebisedimi me punonjes dhe perfaqesues te biznesit te peshkimit
Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e nisjes së punimeve të Portit të ri të Peshkimit.
Por, nisur nga rëndësia që ka ky sektor, kreu i qeverisë zgjodhi të zhvillonte dhe një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të peshkimit , ku parashtroi projektin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Veçoi pikërisht hartimin e një plani kombëtar për këtë sektor, si element themelor për zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, ky plan i ri kombetar per peshkimin do te jete i ngjashem me ate te ullirit. Konceptimi i ri do te shoqerohet se pari me lehtesi fiskale.
Ndërkohë që nuk haroi të shigjetonte kreun e bashkisë së qytetit bregdetar, si bllokues i këtij projekti, pasi nëse do të kishte dhënë mbështetjen e tij sot ky port do të inauguronte përfundimin dhe jo nisjen e punimeve.
“Kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të kërkojë të falur, pasi ju sot nuk do të ishit këtu për të inauguruar fillimin e punimeve por përfundimin e tyre. E ka bllokuar në mënyrë të çuditshme. Durrësi me një port dinjitoz peshkimi vetëm sa lartësohet në rangun e qyteteve bregdetare. Zhvillimi i kësaj ekonomie u takon fillimisht qytetarëve bregdetare. Megjithatë është arritur të sheshohen të gjitha kundërshtitë. Ka mbetur vetëm betoni i Vangjushit, sepse ne jemi të vendosur t’u ndihmojnë t’iu përparësojmë sektorin dhe një potencial të madh në këtë fushë ekziston”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht në këtë bashkëbisedim u parashtruan dhe lehtësirat që do të ketë ky sektor, siç është dhe ulja e taksës nga 1 mijë euro në 100 euro për të gjitha anijet e peshkimit.
“Kemi një koncept të ri për peshkimin për tregun dhe për të gjithë elementët e kësaj ekonomie të rëndësishme. Ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe të domosdoshme. Në Shqipëri me zgjerimin e mëtejshëm të kësaj ekonomie bëhet e mundur të kultivohet kudo. Kemi shumë arsye ta marrim në mënyrën më serioze këtë sektor. Do tu kërkojmë autoriteteve portuale që anijet e peshkimit ta kenë tashmë 100 euro taksën”, garantoi Kryeministri.