Permet vrasja ne taksi flasin te afermit e viktimes
I kërcënuar për ditë më radhë ka mundur të fikë vetëm telefonin. Të afërmit e Andi Naçit këtë e mësuan pasi ai u vra brenda në taksi pranë Grykës së Këlcyrës.
Ata hedhin dyshime se njeriu i tyre u bë viktimë e hakmarrjes.
Këtë e mbështesin tek konflikti për divorcin midis viktimës dhe familjarëve të gruas së tij nga Burreli.
Për ngjarjen dha dëshmine e tij shoferi i taksisë 46 vjecari Robert Coka. Ai i tha policise se autori, nuk ishte i zonës, por i panjohur. Ai kishte hipur në makinë sëbashku me viktimën dhe një tjetër person tek Ura e Leklit.
Kurse nga dëshmia e nënës së viktimës, policia mësoi se bashkëshortja kohën kur ndodhi krimi, shkoi në shtëpi për të marrë fëmijën 2 vjeç.
Pavarësisht dëshmive, policia ende nuk ka autor për vrasjen. Shtatë persona u ndaluan, dhe dy prej tyre janë nga Burreli. 27 vjecari Andi Naçi ishte i akuzuar si dhunues i gruas, e cila kishte dhe urdhër mbrojtje nga momenti i ndarjes në 2 prill.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës 100 m pa hyrë në Këlcyrë.