Nisin punimet per Kaskaden e Devollit Do punesohen 5 mije qytetare
Është përuruar sot fillimi i punimeve për ndërtimin e HEC-it të Banjës mbi Kaskadën e Devolli. I pranishëm në këtë ceremoni kryeministri Berisha e ka quajtur këtë një ditë historike për zhvillimin e vendit. Duke e vlerësuar këtë si investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë Berisha theksoi se nga ndërtimi këtij HEC-I do të punësohen 5 mijë banorë të Gramshit dhe Elbasanit, ndërsa Shqipëria do shndërrohet në eksportuese të energjisë.
“Vepra që ndërtohet e shndërron Shqioërinë nga importues në eksportues të energjisë elektrike. Për disa vite do të jetë gjenerator ndër më kryesorët të punësimit të qytetarëv të Gramshit dhe Elbasanit. Direkt e indirekt do të punësohen jo më pak se 5000 mijë qytetarë”- theksoi shefi I qeverisë.
Kryeminsitri garantoi kompaninë investuese se do të bëjë gjithçka për suksesin e saj në vendin ton, ndërsa zbarkimi i saj në Shqipëri për kryeminsitrin Berisha është rezultat i reformave të qeverisë.
“Garantoj kompaninë se do të bëjmë gjithcka për suksesin e kësaj vepre të madhe, që përbën kthesë madhore në historinë e energjetikës shqiptare. Prania e Statkraft në Shqipëri është ftesa më e shkëlyer për kompanitë e Gadishullit Skandinav për të parë me interes potencialet e investimeve në Shqipëri”- vijoi kryeministri Berisha.