E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urimet per kthimin e Ndokes ne koalicion me PD-ne

Kryetari i grupit parlamentar të deputetëve të PPE Luca Volonte dhe kryetari i UDC të Lombardise Xhanmarko Kuadrini kanë përshëndetur vendimin e Partisë Demokristiane për t’u kthyer në koalicion me Partinë Demokratike. Në një mesazh e urimi drejtuar kryetarit të PDK Nard Ndoka zyrtari i lartë Volonte është shprehur i lumtur për emërimin e kryetarit Ndoka si zëvendësministër i Brendshëm, ndërsa është shprehur se “inteligjenca bujare dhe largpamësia politike e këtij emërimi të bërë nga Kryeministri Berisha demostron vullnetin e institucioneve shqiptare për të forcuar pavarësinë dhe për të shfrytëzuar çdo energji pozitive në të mirë të vendit”.

Ndërsa kryetari i UDC se Lombardisë Kuadrini thekson në mesazhin e tij se PDK kthehet në bashkëpunimin e natyrshëm me qendrën e djathtë dhe shpreh bindjen se PD dhe PDK mund të ndeërtojnë një aleancë konstruktive në funksion të zgjedhjeve të vitit teë ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›