Bashkëjetesë përpara martesës?!
Vitet e fundit po shtohet gjithnjë e më shumë numri i të rinjve dhe jo vetëm ata, të cilët preferojnë të bashkëjetojnë përpara se të martohen. Pjesa më e madhe e tyre bëhen më të pasigurt drejt kësaj të fundit, ndërkohë që shumë çifte të tjera që nuk e kanë provuar bashkëjetesën janë ende në dilemë nëse duhet ta zgjedhin apo jo atë. Ja se çfarë tregojnë disa studime të huaja…
Tendenca
Të bashkëjetosh, apo jo përpara martesës? Kjo është çështja! Kohët moderne kanë bërë që shumë çifte përpara se të lidhin jetët e tyre e të martohen, fillimisht të bashkëjetojnë: ata duan të sigurohen përpara se të firmosin në bashki apo të betohen përpara Zotit! Por a është me të vërtetë prova e bashkëjetesës sekreti i një martese jetëgjatë? Në Itali, sikundër edhe në vendin tonë, martesa vazhdon të jetë një institucion, pavarësisht ligjit të divorcit. Por bashkëjetesa është duke u bërë gjithnjë e më shumë një prelud i unazës së martesës: tashmë ajo është kthyer si një lloj testi paramartesor që çiftet po i nënshtrohen edhe më tepër. Me pak fjalë, bashkëjetesës po i shkon përshtat thënia: të provosh për të besuar në bashkimin e përjetshëm. Por kujdes! Sipas një studimi amerikan, bashkëjetesa përpara martesës mund të jetë e padobishme, madje e dëmshme për çiftin. Në këtë përfundim ka arritur edhe Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Anketës Kombëtare të Rritjes Ekonomike Familjare: martesa e çifteve të cilët kanë bashkëjetuar ka zgjatur më pak se 6 për qind në 10 vitet e para. Studimi ka zbuluar edhe se numri i grave mbi moshën 30 vjeç që bashkëjetojnë ka shkuar në rreth 61 për qind, i cili është dyfishuar në këto 15 vitet e fundit. Por rezultatet më befasuese të këtij studimi janë:
-Gjysma e çifteve që bashkëjetojnë martohen brenda tre vjetëve; –Nëse të dy partnerët janë të diplomuar ata do të martohen dhe martesa e tyre do të zgjasë të paktën 10 vjet;
-Kush martohet pas moshës 26 vjeç, do të bëhet me një fëmijë 8 muaj pas martesës dhe në të shumtat e rasteve martesa ka gjasa të zgjasë më shumë se 10 vjet;
-Rreth 62 për qind e grave rreth moshës 25 deri në 44 vjeç janë martuar, ndërsa 1.8 për qind bashkëjetojnë. Ndërsa për burrat shifrat janë respektivisht 59 dhe 10 për qind;
-Një në pesë martesa dështon brenda pesë vjetëve dhe një nga tre zgjat më pak se 10 vjet.
Pra, ne mund të konkludojmë se bashkëjetesa nuk do të ndihmojë për të çimentuar një marrëdhënie që, në çdo rast ajo mund të jetë e rrezikuar për të përfunduar, me ose pa ceremoni fetare apo civile. Në fillim të këtij shekulli, të jetoje në çift pa u martuar, ishte një mënyrë për të treguar që mund tia dilje mbanë edhe pa kishën, po sot kjo tendencë duket se është diktuar nga shoqëria në të cilën mungojnë pikat e referimit për të hedhur themelet e një jete në çift: puna, paratë, asistenca sociale e familjeve. Pra, problemi i bashkëjetesës është kompleks dhe nuk përfshin vetëm besimet dhe pritshmëritë e çiftit, por edhe problemet specifike.
Problem kryesor: kostot e martesës.
Historia e dy zemrave nën një kasolle pothuaj nuk ekziston më, në qoftë se kostos së qirasë i duhet shtuar edhe kostoja absurde e kontratës së martesës së shenjtë. Edhe ata më tradicionalët janë të destinuar të kapitullojnë përballë kontratave afatshkurtra të punësimit dhe gjithçkaje tjetër, nga frika e kontraktimit me një kontratë jete. Të rinjtë sot po zgjedhin një marrëdhënie projektuese, apo një bashkëjetesë, e cila reflekton mënyrën se si ata e shohin çdo ditë jetën, një vizion afatshkurtër, i diktuar shpesh nga situata të pasigurta pune.
Por cilat janë rregullat që një bashkëjetesë të jetë një supozim i mirë i martesës? Mbi të gjitha respekti për partnerin, për hapësirat dhe nevojat e tij. Të jetosh bashkë do të thotë të jesh mirë në çift. Padyshim që në bashkëjetesë vlejnë të njëjtat rregulla si në martesë, besimi dhe respekti reciprok. Imagjinojeni se çfarë do të ndodhte nëse pas dy vjetësh bashkëjetesë, dashuria juaj tju thoshte: unë nuk besoj në martesë, ndërkohë që ju ëndërronit fustanin e bardhë! Edhe bashkëjetesa, ashtu si dhe martesa, mund të bjerë në rrjetën e rutinës. Pra edhe pa unazën e martesës në gisht, fjalëkalimi është imagjinata dhe rinovimi i vazhdueshëm i çiftit. Dashuria duhet të jetë një pushtim i vazhdueshëm, sidomos në qoftë se mungon firma në një kontratë martese.
Bashkëjetesë përpara martesës?! burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email