MJEKRA E GJYSHES SIME
AHMET DURSUN
Si çdo natë, që në ëndrrën e parë, u gjenda duke punuar në restorantin tim të grabitur nga grabitës me tunika të zeza. Mu bë se pashë pikërisht gjykatësin ShkelMus Mu bë se ra zilja dhe hapa derën. Çuditërisht ishte ministri aktual i Bujqësisë me guvernatorin aktual të Bankës së Shtetit. U ulën aty ku donin dhe iu afrova për ti përshëndetur. Ende pa e gjetur fjalën e duhur përshëndetëse, ministri ngriti shikimin mbi syze dhe më tha:
- Hë, çkemi Ahmet Efendi?!
- Hiç!
U panë sy më sy dhe hop seç shtypën një sustë dhe ma ndërruan kanalin nga TRT-ja turke në TVSHnë shqiptare.
- O Arkadash! Do na vijë një mysafir i jashtëm sot, – thanë njëzërazi.
- Po unë z. ministër, po unë a jam i jashtëm? – i pyeta.
- Ik more djalë, se ti na je bërë më arnaut se këta arnautët tanë! -më tha ministri. – Lëri llafet, po shih çmë kanë futur në torbë katundarët sot dhe na sajo shpejt e shpejt ndonjë gjë të mirë që ta kënaqim mikun.
Hodha sytë rrotull. Përdhe ishte ulur këmbëkryq një thes që ministrit i dukej si torbë. Për të qenë transparent, e hapa thesin në sy të tyre. Çtë shoh! Shalqi, rrush, kumbulla, kastravec, kunguj, speca, domate, gjizë, raki, turshi, vaj ulliri Poshtë tyre, kryetari i komunës, agronomi, veterineri dhe në fund të thesit mjelësja e dalluar me dekoratat në gjoks… Shkurt i gjithë fshati në thes.
Hyri dhe z. Forbes.
Nisa ti ekspozoj të gjitha mbi tavolinën përbri, si në një panair agrobiznesi.
- Z. Forbes! Kjo, është një traditë e hershme e mikëpritjes ndërministrore shqiptare. Çdo ministër, në vendin tonë, sipas detyrës, u bën dhurata miqve tanë të jashtëm. P.sh.: po të isha unë ministri i Drejtësisë, do tju dhuroja modelet e reja të xhybeve të gjyqtarëve; i Transportit zift e zhavorr; i Sporteve topa e tuta; i Shëndetësisë stetoskop, serum dhe ilaçe… po e sqaronte ministri.
- Allah, allah! – bërtita. Tobenestrafullah çpo na ndodh kështu!
Edhe Forbes-i brofi i mahnitur. Mu afrua. Nuk po u besonte syve… Shalqini filloi të zmadhohej, kastraveci të zgjatej, domatja të skuqej, kungulli të trashej. Tufa e majdanozit u bë sa një shkurre! Gjallesat nga fundi i thesit fluturuan si zogj nga dritarja!
- Çështë kjo mrekulli shef?! Çështë kjo mrekulli?! Ma thuaj shpejt! – më tha Forbes-i.
Unë kisha ngrirë, nuk po i besoja ëndrrës. Në çast, hyri mes nesh guvernatori dhe filloi:
- Ja! Kjo është mrekullia e ekonomisë shqiptare z. Forbes. Edhe kur është e këputur vazhdon e rritet!
Teksa çoja në kuzhinë këto fruta e perime, dëgjoja veçse zërin e Forbes-it Veni, Vidi, Vinsi! Veni, Vidi, Vinsi!.
Në kuzhinë isha në mesin e një dileme gjithnjë e në rritje si fruta-perimet që kisha para syve. I thosha vetes: Si i jashtëm, ti sajoj gjëra të brendshme, apo tashmë si i brendshëm ti sajoj gjëra të jashtme… Sapo vendosa ti kënaq si i brendshëm me gjëra të brendshme dhe mora thikën ti futesha punës, mu faneps gjyshja.
Më shikonte dhe tundte kokën: Eh të mjerët ju! Hormon politik, hormon ekonomi, hormone edhe në tavolinë! Me krahët e saj të bardhë, i përmblodhi drejt vetes pa lënë asnjë për be!
- Për të mirën tuaj, këto po i ha unë! Dhe në çast i mbaroi të gjitha. Dhe në çast i doli mjekra!…
- Po unë, çtë gatuaj o gjyshe? – e pyeta.
- Asgjë, përveç ëndrrave të tua! Asgjë, përveç ëndrrave tuaja mos gatuaj, – tha, dhe fluturoi si gjallesat e tjera që dolën nga thesi i ministrit.
MJEKRA E GJYSHES SIME burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email