Meta në Top Story: Heqja e Muhos, dhunim i institucionit. Opozita do mbrojë rezultatin. Mjerë ai që do të prekë qoftë dhe një votë të vetme
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e vlerëson si të pavlerë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës. I ftuar në emisionin Top Story të gazetarit Sokoll Balla, kreu i LSI-së ka deklaruar se vendimi i mazhorancës për heqjen e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho, dhunoi institucionin.
Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë të dhunshme KQZ-ja, absolutisht nuk mund të legjitimohet jo vetëm nga LSI por nga tërë opozita, ka deklaruar Meta. Ai ka
Më tej ai është shprehur i bindur se rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ka paralajmëruar se kushdo që do të përpiqet të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin.
Opozita nuk braktis asgjë, aq më tepër betejen për zgjedhje të lira. Po ashtu opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, madje mundësisht kërkon afrimin e tyre. Opozita ka instrumentet për të garantuar edhe një votë të vetme. Mjerë ai që do të prekë qoftë dhe një votë të vetme. Kam parasysh çdo individ, tha Meta. Për kreun e LSI-së kryeministri Sali Berisha duhet të pranojë faktet, të reflektojë dhe të lejojë rotacionin politik. Tërë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë drejtuar tek Berisha, tek ai që po shkatërron zgjedhjet, që mendon se i vetëm duke pasur kontroll absolut do të formojë shumicën që nuk ekziston. PD është pakicë dhe e majta është shumicë, pavarësisht problematikave dhe ndarjeve në 2005 dhe 2009. Por tashmë opozita është në një stad tjetër dhe është tepër e bindur se do të garantojë një rotacion të pashmangshëm. Shqipëria nuk mund të kthehet në vitet 96 dhe 97, sepse është vend anëtar i NATO-s. Berisha duhet të gjejë mënyrën si do dali nga situata që është futur. Të dali me dinjitet, reflektim… le të paguajë miliona dollarë për Podesta që manipuloi dhe mediat ndërkombëtare për deklaratën e Moore edhe pse paguhet nga taksapaguesit shqiptar, ndryshimi do ndodhi në mënyrën absolute. Nëse do të reflektojë do i bëjë një të mirë vendit, vetes dhe PD-së, përndryshe do ketë si trashëgimi përpjekjet për manipulime dhe sjelljet e papërmbajtura që nuk i takon kryeministri të një vendi anëtar të NATO-s, tha Meta.
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Meta në Top Story: Heqja e Muhos, dhunim i institucionit. Opozita do mbrojë rezultatin. Mjerë ai që do të prekë qoftë dhe një votë të vetme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email