E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkëpunëtor për vjedhjen e 2 automjeteve, arrestohet 35-vjeçari nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor për vjedhjen e dy automjeteve. 35-vjeçari L.P, banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Retro”.

Shtetasi L. P., në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar 3 ditë më parë) dyshohet se më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç.

Gjithashtu, këta 2 shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së një automjeti tip “BM˔, më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›