E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunim nderinstitucional per asetet kriminale

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipërisë, Ettore Sequi ka garantuar mbështetjen e plotë për institucionet e hetimit të krimit financiar, dhe aseteve kriminale.

Deklarata u bë në përfundim të një projekti trajnimesh dhe bashkëpunimi mesn institucionesh, i cili në 2 vjet pati mbështetjen e 1.5 mln eurove.

Ministri i Financave Ridvan Bode vlerësoi se rezultatet e këtij projekti kanë qenë të dukshme.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, vlerësoi se ndërsa për vitin 2011 ishin sekuestruar rreth 1mln euro, për vitin 2013 janë sekuestruar 13 mln euro që rridhnin nga aktivitet kriminale si edhe asete me vlerë 28 milionë euro.

Edhe në këtë takim u vu re ndëshkueshmëria e dobët e personave të implikuar kur sipas Tatjana Meçes, shefe e kabinetit të Kryeprokurorit nga 210 procedimet për pastrim parash nga 63 autorë të implikuar kanë marrë dënim vetëm 6.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›