E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Ksamil Ne 23 qershor te perballen programet

Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e ujësjellësit në Ksamil një investim prej rreth 450 milion lekësh. Tashmë banorëve të Ksamilit nuk do t’u mungojë uji i pijshëm, falë ujësjellësit që të tashmë do tu sigurojë 24 orë ujë.  
Pas ketij investimi nje tjetër lajm i mire per banoret e kesaj zone ka dhene Kryeministri Berisha 
“Ne nje hark kohor dy mujor do përfundojë rindërtimi i rrjetit te energjisë elektrike.  Do bejme gjithçka qe Ksamili dhe e gjithë Saranda te ketë infrastrukturen më moderne”, u shpreh kreu i qeverisë. 
Kjo pasi turizmin e konsideron si potencialin me te jashtëzakonshëm.
“Një nga përparësitë me madhore në kater vitet qe vijnë objektivi yne eshte Shqiperia 7 milionë turistë dhe vizitore në vit. Te paraqesim përpara tregut boteror turistik projektet me te mira per zonat turistike. Do te kontraktojme kompanite me te medha per projektet me te bukura do bejme bregun shqiptar me terheqes dhe me gjere do shtrijme infrastrukturen moderne ne çdo cep”, deklaroi ai. 
Tha se troket ne deren e qytetareve me premtime te mbajtura megjithate me 23 qershor voten e qytetareve nuk e kerkoi per ate cfare ka realizuar, por per ate qe premton te vije. 
“Le te konkurojne programet dhe unë jam ketu per të deklaruar se anjeriu si kerkojme voten per ato qe kemi realizuar deri me sot por per ato qe do te realizojme kater vitet qe vijne. Ne duhet te bejme gjithçka per zgjedhje te shkëlqyera. Krahu tjeter eshte ne kaos. Programi i zotit Rama eshte anti investim”, nënvizoi Berisha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›